Rama 1 orë e 30 min me Llallën: Folëm për bashkëpunim dhe krimin në vend

Pas Presidencës, kreu i socialistëve dhe Kryeministri i ardhshëm i vendit Edi Rama i eshte drejtuar mbrëmjen e sotme institucionit të Prokurorisë së Përgjithshme, ku zhvilloi një takim me kryeprokurorin Adriatik Llalla.Për rreth 1orë e gjysëm Rama dhe Llalla kanë diskutuar rreth bashkepunimit institucional dhe influences së krimit mbi vendin, ndërsa fill pas largimit nga Prokuroria kryesocialisti në një postim në twitter ka dhënë të njëjtën shkallë vlerësimi si në takimin me Nishanin, pozitiv.“Me Prokurorin e Pergjithshem per tematiken e bashkepunimit institucional dhe influencen e krimit mbi vendin. Takim pozitiv” shkruan Rama.Gjatë ditës Rama pati një takim me Presidentin Nishani në ambjentet e Presidencës për 30 minuta, ku Kryesocialisti tha se eshte biseduar per bashkepunimin institucional dhe tranzicionin e qete te pushtetit.