Ambasadori Sequi takon Berishën në Kryeministri
Nga OraNews Përditësimi i fundit 4 Korrik 2013, 12:47
Kryeministri Sali Berisha zhvilloi sot një takim me ambasadorin e BE-së në Tiranë Ettore Sequi.Takimi mes kryeministrit në detyrë Berisha dhe diplomatit europian ka zgjatur për rreth 30 minuta ndërsa ende nuk ka të dhëna rreth temave të diskutuara.Ambasadori i BE-së Sequi ka zhvilluar më herët takime edhe me kreun e PS-së Edi Rama dhe me kreun e LSI-së Ilir Meta.