Bushati: Çelet procedura për dhënien e 3 licencave për transmetimet numerike

Agjensia e Mediave Audiovizive i ka dhënë fund pikëpyetjeve për dixhitalizimin duke lajmëruar zyrtarisht operatorët që kanë të drejtë të konkurojnë për këtë proces.Kryetarja e AMA-as Endira Bushati deklaroi se sipas ligjit parashikohet që brenda datës 5 korrik, të bëhet njoftimi publik dhe ftohen operatorët privatë kombëtarë dhe ato me eksperiencë në transmetimet numerike për të marrë pjesë në procedurën e përzgjedhjes për rrjetet numerike kombëtare.“Në zbatim të dispozitave ligjore AMA njofton sot publikisht çeljen e procedurës për dhënien e tre licencave private kombëtare të transmetimit audioviziv numerik. Janë tre jo pse ne kemi vendosur të jetë 3, por kaq është kapaciteti apo mundësia teknike për të dhënë për rrjetet numerike tokësore kombëtare. AMA ka respektuar afatet kohore të vendosura nga ligji” tha Bushati.Ndërkohë që Kryetarja e AMA-s shpjegoi se rregulloret miratohen edhe me 4 vota duke hedhur poshtë akuzat për shkeljen e ligjit. Autoriteti i Mediave Audiovizive tashmë funksionon vetëm me 4 anëtarë pasi anëtarit të pestë i ka përfunduar mandati.