Ditëlindja si Kryeministër, zyra e Ramës “pushtohet” nga buqeta me lule
Edhe pse pas 23 qershorit, Edi Ramës nuk i kanë mugnuar urimet, dita e sotme nuk i ngjasonte të tjerave. Sot kreu i PS Edi Rama nuk merrte urime për fitoren e zgjedhjeve, por për ditëlindjen e tij të 49-të që ndryshe nga 8 vitet e fundit, nuk e gjen si kryeopozitar, por si Kryeministër të ardhshëm të shqiptarëve.Një lumë mesazhesh urimi kanë mbërritur në telefonin e Kryesiocialistit, por nuk kanë munguar as kartolinat tradicionale në selinë e PS.Vetë Edi Rama ka vendosur të mos i lërë mënjanë impenjimet e tij politike dhe është shfaqur në zyrë herët në mëngjes, por si rrallë herë në selinë e PS kishte aromë feste.Buqetat me lule janë dërguar herët në mëngjes, nga miq, kolegë por edhe simpatizantë të thjeshtë, të cilët nuk kanë nguaruar as të presin për një kohë të gjatë në ambjentet e kesaj force politike për tu ngjitur më pas lart në zyrën e Edi Ramës për ti dhënë nga afër urimet.Por supriza e vërtetë i ishte përgatitur nga stafi i PS. Selia rozë ka gumëzhuar nga trokitja e gotave të shampanjës, ku Edi Ramës i urohej edhe 100 të tjera. Nuk kishte si të mungote as simboli i një festë ditelindje, torta e purpurt, për të cilën kishin menduar të rinjtë e FRESSH.