Berisha: Ta shndërrojmë PD-në në opozitë të fuqishme. Ja 4 kandidatët

Kryesia e Partisë Demokratike është mbledhur sot për të shqyrtuar kandidaturat për postin e lidershipit të ri.Në fjalën e tij, kryetari në detyrë  Sali Berisha është shprehur se ky proces është i një rëndësie jetik për Partinë Demokratike."Është në detyrën tonë më parësore flakja mënjanë e mantelit të një forcë politike në pushtet, përveshja për tu shndërruar në opozitën më të fuqishme që vendi ka njohur ndonjëherë. PD ka potencialin më të madh për tu bërë pushteti moral i vendit, për të ngritur vlerat dhe parimet që ajo ndan me qytetarët shqiptar por edhe me partitë simotra gjithmonë në botë” tha Berisha.Ai e quajti të drejtë transferimin e pushtetit në votën e anetarësisë. “Në këtë proces asnjeri të mos përdorë pushtetin partiak apo shtetëror për të ndikuar te vota juaj. Jam i vetëdijshem se me këtë qëndrim cënoj një të drejtë të atyre anëtarëve të PD që janë sot në pushtet partiak apo shtetëror administrativ, por ky është vetëm aparenca, sepse unë jam shprehur cilido prej këtyre që kemi në këtë tavolinë e çdo zyrtari të PD që do të lobojë publikisht apo jo për njërin apo tjetrin kandidat të partisë eshte i lutur të ndjekë shembullin e kryetarit të japë dorëheqjen, e të lobojë më tej” tha ai.Berisha shprehu besim në integritetin e anëtarëve dhe drejtuesve të Partisë Demokratike në të gjitha nivelet se do të dinë të bashkohen me lidershipin e ri në interesin më të mirë të Partisë Demokratike.Ai njoftoi se lidershipit të ri do t’i hapet drita jeshile të propozoje forumet, ekipin që ai mendon se i çon më shpejt në pushtet.“Është një orë e veçante për mua të refuzoj me përçmim të çdo lloj ndërhyrje të cilitdo, përpjekje të dështuara që bëhen nga segmente të caktuara të atyre që kontrollojnë mediat, në raport me të cilën ne nuk na lidh asgjë, ata sharlatanë që harrojnë se kur tentojnë të ndërhyjnë janë një gjel në pleh dhe asgjë tjetër. Kërkoj nga anëtarësia përpjekjen për të ndërhyrë te secili, nxirreni procesin në bregun e fitores si na takon” tha ai.Berisha njoftoi kryesinë se kandidatët që përmbushin kriterët për të garuar për postin e kryetarit të  PD-së janë katër, Lulzim Basha, Sokol Olldashi, Astrit Sinani, anëtar i PD-së, dega Fier dhe Sokol Prek Paja, anëtari i PD-së, dega Tiranë.