Marrëveshja Kosovë-Serbi, Shqipëria përfitime në sektorin ekonomik

Marrëveshja e Serbisë me Kosovën është e rëndësishme edhe për Shqipërinë. Në një aktivitet të organizuar për këtë çështje zv.ministri i mbrojtjes Arjan Starova u shpreh se kjo marrëveshje nënkupton gjallërimin e marrëdhënieve në shumë fusha midis Kosovës-Serbisë dhe Shqipërisë.Ndërsa përsa i përket marrëdhënieve ekonomike kreu i Dhomës së tregtisë dhe Industrisë Nikolin Jaka u shpreh se marrëdheniet tregtare midis tre vendeve nuk janë shumë të larta dhe për këtë kërkoi unifikim të tregjeve.Ndërkohë që administratorI i Konfindustrisë Gjergj Buxhuku u shpreh se pavarësisht marrëveshjes tensionet ende ekzistojnë. Buxhuku deklaroi se Shqipëria tashmë është superior ndaj Serbisë pas  marrjes së projektit TAP.Marrëveshja e Serbisë me Kosovën është vlerësuar si historike nga analistë e zyrtarë të njohur. Tashmë  kjo dakordësi shënon një kapitull të ri në marrdhëniet midis shqiptarëve dhe serbëve si dy nga komunitet më të mëdha etnike të Ballkanit.