“Marubi” mbyll vitin akademik, studentët shfaqin filmat e realizuar prej tyre
Nga OraNews Përditësimi i fundit 3 Korrik 2013, 22:52
Me rastin e mbylljes se vitit akademik ne Akademine Filmike “Marubi”, u organizua nje shfaqje e filmave me te mire me metrazh te shkurter, te realizuar nga vete studentet.Pas nje perzgjedhje te kryer me kujdes, Akademia Filmike dhe Multimediale “Marubi” i shfaqi filmat njeri pas tjetrit ne sallen e kinemase. Nje prej studenteve te vitit te fundit per regji, Enio Hajro ishte edhe regjizor i dy filmave te shfaqur, ‘Klos City’ dhe ‘Hit Parade’.Filmat ishin te shumte, mes te cileve edhe filmi ‘Gjest i vogel’, dhe ‘Une’, sic ishin te ndryshme edhe stilet e perdorura, qe nga filmat pa ze te stilit te ‘Charlie Chaplin’ e deri tek filmat noir.