Nis beteja Olldashi-Basha, kryetari i ri i PD zgjidhet me 22 korrik
Nga OraNews Përditësimi i fundit 4 Korrik 2013, 15:44
22 korriku do të rikthejë edhe njëherë emocionet e zgjedhjeve në vend, por kësaj radhe për të gjithë anëtarësin e selisë blu, e cila me votën e saj do të përcaktojë edhe liderin e PD që do ti udhëheqë në sfidat e radhës. Lideri aktual dhe Kryeministri në ikje Sali Berisha në një prononcim për mediat pas mbledhjes së kryesisë së selisë blu tha se gara zyrtare do të jetë mes kryebashkiakut Lulzim Basha dhe ministrit aktual te Transportit Sokol Olldashi, ndërsa lidhur me dy kandidaturat e tjera Astrit Sinanaj dhe Sokol Preke Paja tha se nesë do të plotësojnë kriteret që përcakton statusi i partisë do të mund të bëhen edhe këta pjesë e garës.
“ Dy kandidaturat zyrtare të Kryesisë janë kryebashkiaku Lulzim Basha dhe ministri i Transportit Sokol Olldashi.Kandidatura mund të jenë zyrtare të Kryesisë, por dhe individuale. Kryesia shqyrtoi se përvec këtyre kanë shprehur dëshirën për të garuar dy anëtarë të saj, Astrit Sinanaj dhe Sokol Preke Paja. Kryesia mendon se kanë të drejtë, por duke plotësuar rrugën që kërkon statusi. Do të krijohet një KQZ me 7 anëtarë dhe dy ndihmësa, kandidatët do të kenë nga një anëtar në KQZ, u caktua data 22 për votimin e përgjithshëm për kryetarin e ri. Shoh një proçes shumë dinjitoz për PD” tha ai.Më tej Berisha ka kerkuar nje proces dinjitoz per ti dhene PD liderin e ri qe meriton, i cili me pas do te ngreje edhe ekipin e vet qe do e shpjere partine drejt fitores“Detyra e anëtarësisë së PD është të japë procesin më dinjitoz, pastaj besoj që të dy kandidatt janë plotësisht të përgatiturpër të pranuar me qetësi verdiktin e anëtarësisë së partisë. Pas kësaj cdo kandidat do ketë të drejtë të ndërtojë lidershipin e PD. Këshilli Kombëtar i partisë është absolutisht parlamenti i saj që përzgjedh kryesinë dhe sekretarin e përgjithshëm të partisë, por edhe lideri do ketë një zë të fuqishëm në këtë drejtim. Degët do tu organizojnë takime secilit.Kjo do jetë një garë që do ti japë PD një fillim të fuqishëm që se ka pasur ndonjëherë më pare” përfundoi ai.Ndërkaq edhe kandidattet Sokol Olldashi dhe Lulzim Basha shprehen gadishmerinë e plotë për të pranuar rezultatin që do të dalë nga 22 korriku, qoftë ky në favor apo disfavor të tyre.
“ Dy kandidaturat zyrtare të Kryesisë janë kryebashkiaku Lulzim Basha dhe ministri i Transportit Sokol Olldashi.Kandidatura mund të jenë zyrtare të Kryesisë, por dhe individuale. Kryesia shqyrtoi se përvec këtyre kanë shprehur dëshirën për të garuar dy anëtarë të saj, Astrit Sinanaj dhe Sokol Preke Paja. Kryesia mendon se kanë të drejtë, por duke plotësuar rrugën që kërkon statusi. Do të krijohet një KQZ me 7 anëtarë dhe dy ndihmësa, kandidatët do të kenë nga një anëtar në KQZ, u caktua data 22 për votimin e përgjithshëm për kryetarin e ri. Shoh një proçes shumë dinjitoz për PD” tha ai.Më tej Berisha ka kerkuar nje proces dinjitoz per ti dhene PD liderin e ri qe meriton, i cili me pas do te ngreje edhe ekipin e vet qe do e shpjere partine drejt fitores“Detyra e anëtarësisë së PD është të japë procesin më dinjitoz, pastaj besoj që të dy kandidatt janë plotësisht të përgatiturpër të pranuar me qetësi verdiktin e anëtarësisë së partisë. Pas kësaj cdo kandidat do ketë të drejtë të ndërtojë lidershipin e PD. Këshilli Kombëtar i partisë është absolutisht parlamenti i saj që përzgjedh kryesinë dhe sekretarin e përgjithshëm të partisë, por edhe lideri do ketë një zë të fuqishëm në këtë drejtim. Degët do tu organizojnë takime secilit.Kjo do jetë një garë që do ti japë PD një fillim të fuqishëm që se ka pasur ndonjëherë më pare” përfundoi ai.Ndërkaq edhe kandidattet Sokol Olldashi dhe Lulzim Basha shprehen gadishmerinë e plotë për të pranuar rezultatin që do të dalë nga 22 korriku, qoftë ky në favor apo disfavor të tyre.“Jam i bindur se do zhvillojmë një garë dinjitoze dhe shumë pozitive, e cila do ti japë strukturës së PD mundësinë që të gjykojë dhe të arrijë në një vendim me votën e vet të datës 22 korrik” tha Olldashi.

“Dua të shpreh bindjen time që nga ky proces do të dalim më të vendosur dhe më të bashkuar. Në mënyrë absolute do të pranoj rezultatin final” u shpreh Basha.

Që kur Berisha pranoi humbjen e zgjedhjeve dhe shpalli largimin e vet nga drejtimi i PD-së, gjatë kësaj jave vetëm dy politikanë të rëndësishëm të saj kanë dorëzuar kërkesat për kandidim. I pari u paraqit ministri aktual i punëve publike, Sokol Olldashi dhe më pas kryetari i bashkisë së Tiranës, Lulëzim Basha. Në media janë dëgjuar edhe emra të tjerë më pak të rëndësishëm.
Ministri Olldashi, 4 herë deputet, tha se synon të rindërtojë themelet morale, mbi të cilat PD do të duhet të rikthehet në pushtet. Ndërsa kryebashkiaku Basha nuk është deputet në sallën e parlamentit dhe nëse fiton, do ta drejtojë grupin parlamentar nga bashkia, ashtu si bëri për shumë vite edhe kryetari i PS-së dhe kryebashkiaku Rama.