Rama takon Nishanin: Trazicion pa probleme të pushtetit

Me përgjegjësinë e kryeministrit të dalë prej votës se 23 qershorit Edi Rama ka trokitur për herë të parë që nga zgjedhja në derën e presidentit Bujar Nishani.Në një takim që ka zgjatur më shumë se 30 minuta por që është përmbyllur me deklaratë qoftë nga kreu i shtetit qoftë nga kryeministri i ardhshëm.Menjëherë sapo ka dalë nga oborri i presidencës Rama ka nxituar të shprehe në “Tëitter”sensacionin  që i kishte dhënë takimi me kreun e shtetit Nishani.“Me Presidentin e Republikës biseduam për tematikën e bashkëpunimit institucional e të tranzicionit të pushtetit pa probleme të reja. Takim pozitiv” ka shkruar Rama.Edhe zyra e shtypit e presidentit nuk ka vonuar shumë për të zbardhur bisedën mes 2 drejtuesve, atij të shtetit dhe atij të ekzekutivit të ardhshëm.“Presidenti Nishani dhe kryesocialisti Rama shkëmbyen mendime për një tranzicion të butë të pushteteve dhe për një bashkëpunim të frytshëm institucional, në interes të forcimit të demokracisë dhe funksionimit të shtetit ligjor” thuhet në njoftim.Edhe pse i munguan votat e opozitës në parlament  kur u zgjodh si kryetar shteti, Nishani ka respektuar vullnetin e popullit duke uruar kryesocialistin Rama.“Presidenti Nishani e uroi zotin Rama për fitoren në zgjedhjet e 23 qershorit, si edhe për suksese në zbatimin praktik të programit politik, në të mirë të qytetarëve të vendit dhe të ardhmes evropiane të Shqipërisë” thuhet në njoftimin e presidencës.Takimi i parë mes Ramës e Nishanit u kërkua nga vetë kreu i selisë rozë për të hedhur hapat e parë të një bashkëpunimi me shpresën që të jetë i frytshëm mandatin e ardhshëm.