Jezercë, aksidentohen 7 turistë kroatë, dërgohen me helikopter në Spitalin Ushtarak
Nga OraNews Përditësimi i fundit 4 Korrik 2013, 17:03
Aksidentohen 7 turistë kroatë në malin e Jezercës në Tropojë. Ngjarja ka ndodhur para disa minutash dhe në ndihmë të tyre është derguar menjëherë një helikopter i Ministrisë së Mbrojtjes.Burime te policisë së qarkut të Tropojës si dhe të Ministrisë së Mbrojtjes bëjnë me dije se 7 turistët e aksidentuar jane transportuar me helikopter drejt Spitalit Ushtarak, ndërsa nuk ka ende informacione të sakta për gjendjen shëndetësore të 7 turistëve kroatë.Turistët e aksidentuar mendohet se janë një grup alpinistësh që po eksploronin Alpet Shqiptare dhe mund të kenë tërhequr njëri-tjetrin gjatë rënies, ndërsa vlen të theksohet fakti se Jezerca është një prej majave më të larta në Shqipëri dhe më e larta në Alpet e Shqipërisë.