Prokuroria: Hetim të plotë për “azil-kërkuesit” e rremë
Prokuroria e Përgjithshme hyn ne lojë për hetimin e azilkërkuesve të rremë nga Shqipëria drejt Bashkimit Europian. Fokusi i këtij hetimi do të jetë sidomos tek ata qytetarë shqiptarë të cilët përdorin dokumente të fallsifikuara si të përfshirë në gjakmarrje per të përfituar statusin e azilantit në vendet e Bashkimit Evropian, por edhe tek ata persona të cilët i lëshojnë këto dokumeta .Ky qëndrim u përsërit nga Prokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla gjatë një takimi me përfaqësues të misionit të Zyrës Franceze të Mbrojtjes së Refugjatëve dhe ambasadoren franceze në vendin tonë Kristine Moro, pasi Franca është destinacioni i pelqyer i azilkërkueseve shqiptare.Pala franceze në këtë takim kërkoi nga organi i akuzës shqiptare që të evidentohen dhe hetohen të gjitha rastet,si dhe personat e përfshirë në dhënien e dokumetave false.Ndërsa drejtuesi i prokurorisë shqiptare Llalla garantoi se institucioni që ai drejton do të bëjë cdo gjë për të parandaluar këtë fenomen, pasi mund tu kushtojë shumë shqiptarëve atë që aq shumë e kanë ëndërruar, lëvizjen e lirë në Europën e bashkuar.Sipas stastikave, vetëm në periudhën janar-qershor të vitit 2012 në Francë kanë kërkuar azil 830 persona, duke devijuar në këtë mënyrë Belgjikën dhe vendet skandinave. Duke patur parasysh këto shifra është bërë takimi edhe me kryeprokurorin Llalla në mënyrë që fenomenit ti vihet fre, duke mos rrezikuar kështu edhe lëvizjen e lirë në zonën Shengen.