Vrasje e dyfishtë në Kombinat, efektivi i burgjeve vret gruan dhe veten

Krimi në familje ka goditur sërish ku burri ka qëlluar mbi gruan dhë më pas veten.Ngjarja e rëndë u shënua mbrëmjen e mërkurës në zonën e Kombinatit në Tiranë. Nga burime policore bëhet me dije se viktimat janë Ali Verteniku 64 vjeç, punonjës i burgjeve dhe Moza Nikolla 48 vjeç. Ndërsa duket se ngjarja ka qënë e paralajmëruar pasi 64-vjeçari ditë më parë ka paraqitur shenja të shumta depresive,kurse grindjet midis çiftit ishin të shpeshta.Edhe mbrëmjen e të mërkurës çifti ka vazhduar ritualin duke  i grinduar midis tyre, pas kësaj Ali Verteniku ka hyrë në apartamentin e tij në katin e nëntë duke mbyllur derën dhe ka qëlluar mbi 48 vjeçaren Nikolla duke e lënë atë vdekur dhe më pas ka vrarë edhe veten.Pas kësaj në vendngjarje kanë mbërritur forca të shumta policie të komisaritit numër 6 por edhe nga drejtoria e Tiranës, të cilët në fillim kanë hasur vështirësi në hapjen e derës. Burimet policore bëjnë me dije se ngjarja e rëndë ka ndodhur në kuzhinë në një pellg të madh gjaku. Dy viktimat sipas dëshmitarëve dhe të njohurve të tyre bashkëjetonin prej një viti bashkë dhe ishin prindër të 11 fëmijëve, po asnjë nga marrëdhënia e tyre.Ali Verteniku punonjësi i burgjeve i kishte vdekur gruaja prej dy vjetësh dhe kishte tre fëmijë nga martesa e tyre. Ndërsa Mimoza Nikolli ishte e divorcuar nga burri i saj me të cilin kishte 8 fëmijë,kurse me Verteniku ishte njohur në një lokal në Kombinat ku ajo punonte si kamariere.Ndërsa dy prej fëmijëve të 48-vjeçares në momentin e krimit kanë qënë në apartamentin e çiftit, po janë nxjerrë nga Verteniku jashtë dhe më pas ai ka kryer krimin. Ndërsa motivet e kësaj ngjarje janë akoma nën hetim nga policia e kryeqytetit pistat kryesore ku po hetojnë blutë e Tiranës janë xhelozia për shkak të punës si kameriere e 48-vjeçares, por nuk përjashtohet edhe pista e gjendjes së rënduar ekonomike duke shtuar këtu edhe problemet depresive që kishte autori i ngjarjes.