Miratohet plani për TAP-in, Berisha: Në 2019-n Shqipëria merr gazin e parë

Projekti i gazësjellësit TAP ka tashmë planin kombëtar sektorial të miratuar nga Këshilli Kombëtar i Territorit në drejtimin e kryeministrit Berisha. Kryeministri tha se dokumenti përfundimtar, i i cili është miratuar konkretizon gazifikimin në vend dhe është parë si një nga projekti që do i jap zgjidhje problemeve energjitike të vendit.  Berisha e quajti si projektin e 2 Albanive, ku gjatësia e të cilit arrin në mbi 200 km dhe përifitmet ekonomike arrijnë deri në  1miliard euro.

 "Siç është bërë e njohur gazësjellësi TAP sjell gazin e Shah Deniz në detin Kaspik në Europë dhe kalon në territorin shqiptar. TAP u përzgjodh nga konsorciumi si më i leverdisshmi për të sjellë gazin e fushave kaspike në Europë. Sot ky është projekti më gjigand. Për herë të parë në histori peshku i madh nuk ha të voglin dhe TAP fillon me 40 miliard dollarë investim fillestar.  Ky është vetëm fillimi, pasi fusha të tjera të mëdha gazi, do t’i bashkohen në të ardhmen” theksoi Berisha.Sipas kryeministrit ky projekt është një zhvillim jashtëzakonisht i rëndësishëm për shqiptarët pasi i jep zgjidhje përfundimtare problemeve energjetike të Shqipërisë dhe rigjeneron të ardhura."Ky projekt rigjeneron të ardhur për shqiptarët duke filluar nga shpronësimet deri tek punësimet ku janë 10 mijëra familje shqiptare që përfitojnë. Burimi i gazit nga ky gazsjellës do të mund të mbështesë totalisht si industritë e vendit dhe përdorimin familjar dhe me një kosto shumë më të ulët. Projekti gjeneron të ardhura për buxhetin e shtetit. TAP është një ogur i bardhë për rezervat e mëdha të gazit që mesa duket ka Shqipëria” vijoi kryeministri.Sipas Berishës, në pritje të burimit të gazit, TAP është tani burimi më real, më i mundshëm, më i prekshëm i gazit. Ai bëri të ditur se, TAP fillon vitin e ardhshëm ndërtimin, përfundon në 2018 dhe në 2019-n Shqipëria merr gazin e parë.Berisha nuk ka harruar të falenderojë Presidentin e Azerbajxhanit, Aljev, i cili sipas tij tregoi ndjenjat më miqësore ndaj Shqipërisë dhe shqiptarëve.Natyrisht e ka zgjedhur konsorciumi mbi bazën ekonomike, por mbështetja e presidentit Aljev ka qenë e palëkundur. Ne kemi qenë të parët, që kemi plotësuar plotësisht dokumentacionin për këtë gazsjellës. Ekipet e TAP kanë studiuar, shkelur me këmbë gjithë territorin shqiptar, ku kalon TAP dhe kanë bërë takime me komunitetin, kanë bërë një punë shumë të mirë. Shqipëria i autorizon ata të fillojnë punën në kohën e tyre më të përshtatshme", tha Berisha.