Meta pret Ambasadorin e Republikës Popullore të Kinës, YE Hao
Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim Ilir Meta priti sot Ambasadorin e Republikës Popullore të Kinës, Shkëlqesinë e Tij Z. YE Hao.Ambasadori YE Hao i shprehu z. Meta urimet më të sinqerta për rezultatin e arritur pas zgjedhjeve të 23 qershorit dhe e garantoi atë për intensifikimin e marrëdhënieve politike, ekonomike e tregtare mes Kinës dhe Shqipërisë.Z. Meta, duke vlerësuar modelin e reformave ekonomike të ndërmarra nga Kina, u shpreh se Shqipëria do të bashkëpunojë ngushtë me Kinën, si një vend mik dhe shumë i fuqishëm për t’u mbështetur në të ardhmen.Në përfundim Meta dhe Ambasadori YE Hao ndanë bindjen se me krijimin e qeverisë së re, duhet të fillojë menjëherë puna për vendosjen e objektivave konkrete të përbashkëta në planin e bashkëpunimit ekonomik për 4 vitet e ardhshme.