Aksident në "Don Bosko", furgoni përplas motorin, dy të plagosur

Dy persona kanë mbetur të plagosur në një aksident në kryeqytet. Ngjarja është regjistruar pasditen e sotme rreth orës 19:05 minuta në zonën e "Don Boskos", ku një automjet furgon me targa DI 4568 A nën drejtimin e shtetasit Beg Bytyçi është përplasur me një motor me targa TR 191G dhe për pasojë kanë mbetur të plagosur drejtuesi i motorit dhe pasagjerja që gjendej me të.Konkretisht shtetasit Leonard Karaj 35 vjeç dhe 17-vjeçarja me inicialet M. R, të cilët janë transportuar me urgjencë drejt spitalit për marrjen e ndihmës mjekësore.Në vendngajrje kanë mbërritur menjëherë forcat e policisë së kryeqytetit, të cilët kanë nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.