Kukan komenton zgjedhjet: Situata paszgjedhore, më e mirë se në të kaluarën

Kryetari i delegacionit të Parlamentit Evropian për Evropën Juglindore, Eduard Kukan, ka thënë se situata paszgjedhore në Shqipëri rezulton më e mirë se në të kaluarën. Me anë të një deklarate për shtyp ai ka përgëzuar qytetarët e Shqipërisë për zgjedhjet parlamentare të javës së kaluar.“E vizitova Shqipërinë së bashku me deputetët e tjerë për të vlerësuar situatën politike gjatë procesit zgjedhor. Ne u takuam me liderët e partive kryesore politike dhe patëm diskutime pozitive mbi rëndësinë që kanë zgjedhjet për demokratizimin dhe perspektivën evropiane të Shqipërisë. Mirëpres faktin që rezultati u njoh nga të dyja palët dhe liderët politikë komunikuan me mirësjellje me njëri-tjetrin”, ka thënë Kukan.Zgjedhjet paralamentare të 23 qershorit në Shqipëri nxoren fitues koalicionin e majte te udhëhequr nga Edi Rama me 84 mandate deputetesh.