Moto-fest në Tiranë, parada e Steelwing bashkon fansat e motorëve

Eshte zhvilluar pasditen e se shtunes ne Tirane aktiviteti i pervitshem, ku tashme eshte kthyer ne nje tradite ne Shqiperi dhe organizohet per te 7-in  vit adhazi.Gjate ketij edicioni kane marre pjese shume personazhe te njohur si politikani Arben Ristani, aktori Gentjan Bejko si dhe presidenti i RTV Ora News, Ylli Ndroqi.Mbi 300 motoriste nga Shqiperia, Kosova dhe vende te ndryshme te Europës kane parakaluar ne Tirane, duke pershkruar rrugen “Bajram Curri”, bulevardin “Deshmoret e kombit” deri ne finish pranë diges se liqenit.Presidenti i RTV Ora News Ylli Ndroqi ka qene nje nga personazhet e ketij eventi, nje pasion i hershem i Z. Ndroqi per motorat.

“Unë motor për hir të vërtetës kam pasur në ’87. Më qëlloi ashtu rasti që unë të kisha motor në ’87, kur në atë kishte vetëm biçikleta. Po sisha vetëm unë, ishin dhe dy të tjerë, nga 2001 sot kam hipur për herë të parë” u shpreh Presidenti Ndroqi.

“Për herë të parë kam hipur në ’88, më rikujtoi kujtimet e mia. Kemi bredhur gjithë Shqipërinë, nga Tiranë në Korcë, nga Tirana në Sarandë” tha zonja. Ndroqi.

Ashtu si ne vitin ‘87 dhe sot pas 25 vitesh adrenalina dhe emocioni eshte njesoj per z. Ndroqi.“Më këtë xhiro që bëra sot më kishte munguar një adrenalinë e veçantë” tha më tej zoti Ndroqi.

Ky aktivitet tashme ka marre te tjera dimesione dhe organizatoret shprehen se Still Wings tashme eshte nje eventet madheshtor dhe ka zene vend edhe ne Shqiperi.

Kjo parade nuk eshte thjesht nje pasion, por eshte shpejtesi, mision bamiresie dhe zhvillim turistik.