Gjirokastër, shpërthen automjeti, digjen brenda në kabinë 3 anëtarë të një familje

Tre persona, me lidhje familjare, humbën jetën aksin rrugor Gjirokastrës-Tepelenë, pasi mjeti me të cilin udhëtonin u përplas dhe më pas shpërtheu menjëherë në flakë.Viktima të aksidentit mbetën Laurent Mançellari 28 vjec, i ati i tij, Luan Mançellari 62 vjec, vellai i tij Faik Mançellari 57 vjec, që të tre nga Qafë Gjashta e Sarandës.Ngjarja ndodhi pasditen e së dielës, në afërsi të fshatit Mashkullore, ndërsa tre anëtarët e familjes Mançellari, po ktheheshin nga Greqia me mjetin e tyre Fiat me targa greke ZHI 793.Mjeti tip FIAT është përplasur me një bordurë anësore të rrugës dhe mënjëherë më pas ka shpërthyer në flakë, duke djegur brenda dhe pa u dhënë mundësinë për të dalë tre personat që udhëtonin në të.Për shuarjen e flakëve që përfshinë mjetin ishte e nevojshme ndërhyrja e forcave zjarrfikëse, por edhe këta të fundit u përballën me vështirësi, pasi flakët kishin përfshirë të gjithë mjetin, duke shkrumbuar gjithçka që kishte brenda, përfshirë edhe trupat e tre burrave të familjes Mançellari.Fillimisht edhe policia e Gjirokastrës pati vështirësi në identifikimin e tre viktimave, pasi flakët e zjarrit kishin shkrumbuar edhe dokumentat e tre personave që udhëtonin në mjetin e përfshirë në flakë.Policia lokale e Gjirokastrës ka nisur një hetim të plotë për sqarimin shkaqeve të aksidentit të rëndë me bilancin tragjik të tre personave të vdekur.