Elbasan, mbytet në lumë i riu, dyshohet të jetë përplasur me një shkëmb

Me një diferencë të vogël kohore, regjistrohet viktima e dytë në qytetin e Elbasanit. Mësohet se një i ri, ndërsa po lahej në ujëra e lumit Shkumbin ka humbur jetën.22-vjeçari Erjon Alla, dyshohet të jetë përplasur me një shkëmb pasi ishte hedhur nga një lartësi në lumë, cfarë i ka shkaktuar edhe vdekjen.Nga ana e policisë kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të mbytjes së të riut.