Librazhd, përplasen dy automjete në unazën e qytetit, 1 i vdekur, 2 të plagosur

1 i vdekur dhe dy të plagosur, mes tyre një në gjendje të rëndë, është bilanci i aksidentit automobilistik të regjistruar mbrëmjen e sotme në Librazhd. Ngjarja ka ndodhur në unazën e qytetit, ku dy automjete, njëri tip benz me targa AA 729 CX është përplasur me një tjetër mjet pezho me targa TR 1143 J.Për pasojë ka mbetur i vdekur drejtuesi i pezhosë, Jonat Hoxha, 28 vjeç nga Tirana, ndërsa është plagosur rëndë Dorian Faqolli pasagjer në mjet i cili është transportuar me urgjencë drejt Spitalit Ushtarak dhe më lehtë drejtuesja e mjetit benz Kostanca Kapurani e cila po mjekohet në spitalin e Librazhdit.Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat e policisë së qytetit, të cilët po hetojnë për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit të rëndë.