Projekti TAP, Holzner: Më shumë siguri furnizimi me gaz për Evropën
Ndërsa konsorciumi Shah Deniz vendosi të zgjedhë si linjë përçimi të gazit azerbajxhanas, tubacionin TAP Marlene Holzner, zëdhënëse e komisionerit të BE-së për energjinë, shpjegon avantazhet e këtij projekti për Evropën."Ne jemi shumë të lumtur që konsorciumi mori vendimin për të sjellë në të ardhmen gaz direkt nga Azerbajxhani në Evropë. Kjo është hera e parë që një gjë e tillë bëhet e mundur për Evropën dhe ne e përshëndesim vendimin që kjo të bëhet përmes linjës TAP. Nga pikëpamja e BE-së është e rëndësishme që krahas partnerëve tanë si Rusia apo Norvegjia, të kemi edhe furnizues të tjerë gazi" thotë Holzner per DW.E pyetur për mbështetjen që Komisioni Europian ka dhënë për projektin Nabucco, por që në fund ky projekt nuk fitoi zëdhënësja e komisionerit të BE-së për energjinë thotë se kjo situatë ndryshoi plotësisht pasi tre shtetet ku do të shtrihet TAP dhanë garanci dhe punuar për të fituar ky projekt.Lajmi për miratimin e projektit TAP mbi transportin e gazit nga Azerbajxhani drejt Italisë u prit me entuziazëm dhe në Tiranë.Projekti TAP kalon në 3 qarqe, 38 bashki e komuna nga Korça, e Berati në Fier dhe puneson mbi 20 mijë punëtorë e specialistë në ndërtimin që transpotron fillimisht 10 miliardë metër kub gaz, e më pas dyfishin. Terreni shqiptar ofron edhe depozitim nëntokësor në zonat Kuçovës dhe Dumresë deri në 2 miliardë metër kub gaz.