LGBT falenderon Berishën, më herët përgëzon Ramën dhe Metën

Xheni Karaj dhe Kristi Pinderi, të përfshirë së fundmi në një proçes tëmonitorimit të partive politike dhe qëndrimeve që ato kanë ndaj LGBT, nëkuadër të një nisme të quajtur “mendo Politikisht” kanë falenderuar sot z.Sali Berisha për mbështetjen që ai ka dhënë, sipas tyre, për komunitetinLGBT.Në një mesazh drejtuar Berishës dhe njerëzve pranë tij ata shprehen:“Dukeju uruar më të mirat, ju falenderojmë për mbështetjen që i keni dhënëLëvizjes sonë këto vite. Pavarësisht si kanë votuar LGBT, ne vlerësojmësidomos momentin e aprovimit të Ligjit për Mbrojtje nga Diskriminimi dhendërhyrjen tuaj në grupin parlamentar të PD në vitin 2010 për ta miratuaratë ligj ashtu siç ishte kërkuar dhe nga shoqëria civile dhe pa ndryshimeqë mund ta bënin ta pazbatueshëm dhe për gatishmërinë tuaj për të folurpublikisht për të drejtat e LGBT. Gjithë të mirat”.Më herët, përfaqësuesit e organizatave Aleanca LGBT dhe Të Bashkuar proLGBT (ProLGBT) kanë uruar për fitoren z. Edi Rama dhe z. Ilir Meta.Në raportin “Mendo Politikisht” të mbështetur nga Programi i Granteve tëVogla në Komisionin për Demokraci në Ambasadën Amerikanë, PS rezulton evetmja parti që ka adresuar në programin e saj probleme të komunitetitLGBT.Ndërkohë angazhime në mbrojtje të komunitetit LGBT morën më herët gjatëkëtyre muajve edhe nga z. Berisha dhe z. Meta në takime respektive qëdrejtuesit e LGBT patën në zyrat e tyre.