Vrasje me thikë në “Don Bosko”, vetëdorëzohet autori i krimit
Zhurma që bëjnë të rinjtë nëpër qendrat e lojrave play-station është bërë shkak për vrasjen e një 26- vjeçari në kryeqyet. Ngjarja është regjistruar pasditen e së dielës në zonën e “Don-Boskos” ku ka gjetur vdekjen 26-vjeçari Arbër Mitro.Elton Bajraktari, autori i ngjarjes dhe banor në katin e 8 në pallatin ku ndodhi vrasja, ka zbritur për të kërkuar llogari se përse bënin zhurmë, duke pretenduar se po i prishej qetësia.Nga këtu ka nisur i gjithë sherri, i cili është zhvendosur në ambjentet e jashtme të qendrës së lojrave ku 32-vjeçari Bajraktari ka nxjerrë thikën duke e goditur 6 herë në trup 26-vjeçarin, plagë të cilat i kanë shkaktuar edhe vdekjen.Pas goditjes nga thika Mitro i mbuluar nga gjaku ka arritur të bëjë disa metra nga vendgjarje,ku edhe ka rënë në gjendje shumë të rëndë.Menjëhere ai është nisur për në Spitalin Ushtarak nga kalimtarë të rastit, por burime nga ky spital bëjnë me dije se ai ka mbërritur i vdekur aty. Ndërkohë që shkak i vdekjes së tij mendohet të kenë goditjet e shumta në trup, të cilat i kanë prekur edhe organet jetësore.Menjëherë pas marrjes së sinjalizimit në vendgjarje kanë mbërritur forca të shumta policie si dhe ekpertë kriminalistikë, të cilët kqyrën të gjithë vendngjarjen. Sipas dëshmitarëve okularë e gjithë ngjarja ka nisur pas një sherri të castit,i cili degjeneroi deri në përdorimin e armeve te ftohta.Ndërkaq një numër i madh personash janë marrë në pyetje për të përcaktuar saktë motivin dhe rrethanat e ngjarjes, të cilat çuan në humbjen e një jetë.Ndërsa autori i vrasjes i dyshuar si Elton Bajraktari është vetëdorëzuar një orë pas ngjarjes në policinë e kryeqytetit, nga ku po merret ne pyetje nga oficerët e policisë.