LSI: Nuk ka kundërshti me PS-në, Haxhinasto:Kemi gjetur gjuhën e përbashkët

Edhe pse duhet të paktën 2 muaj deri sa të marrin në dorëzim qeverinë, të majtët kanë përveshur mëngët për të detajuar planin e punës për 300 ditët e para të qeverisjes.Detyra i është besuar anëtarit të kryesisë së LSI Edmond Haxhinasto, dhe sekretarit për programin në PS Ilir Beqja.Haxhinasto, tha për mikrofonin e “Ora News” se LSI-ja dhe PS-ja deri më tani janë në sinkron për prioritetet e 300 ditëve të para të qeverisjes, ky kryesori mbetet punësimi.Edhe pse LSI e kundërshtoi fillimisht idenë e hedhur nga socialistët për taksimin progresiv, Haxhinasto thotë se 2 partitë e majta kanë gjetur gjuhën e përbashkët jo vetëm për taksimin, por edhe për shërbimin shëndetësor falas, gjithashtu të propozuar nga PS-ja.Edhe ILIR Beqja, bashkëhartues i planit të punës së qeverisë së majtë, i tha “Ora News” se PS dhe LSI janë në konvergjencë të plotë për piketat e qeverisjes së 300 ditëve të para.