Bushati apel demokristianëve: Të bashkuar mund të fitojmë një mandat

Demokristianët duhet të bashkohen në një formacion politike për të siguruar fitore në zgjedhjete e  ardhshme  lokale.Ndërsa ka vlerësuar si pozitiv rezultatin e demokristianëve në këto zgjedhje, të cilët do jenë pjesë e qeverisë së majtë, kreu i Aleancës Demokristiane  Zef Bushati tha se kreu i PDK  Nard Ndoka nuk mund të jetë  më pjesë e forcave demokristiane pasi  është deputet i PD-së.Ndërsa u zyrtarizua bashkëpunimi me  Partinë Kristiandemokrate ku fitoi në zgjedhje deputeti Mark Frroku,  Bushati nënvizoi se pas 21 vitesh alterantiva demokristiane do të jetë pjesë e qeverisjes së majtë.