Cartoonland Kids, “planeti” i lojërave dhe fantazisë fëminore
Kartoon kids, është vendi më i ri ku fëmijët janë të lirë në planetin e tyre. Është lehtësisht i identifikueshëm sapo ngjit shkallët dhe magjepsës sapo futesh në ambjentet e saj.Lepurushi Jekiu i uron fëmijëve mirëseardhje, ngjyrat dhe lojërat e shumta nisin të ndezin fantazinë, ndërsa kujdesi është i këtij personeli që mendojnë për të gjitha detajet, imazhet në fytyrë dhe animatorë që dhurojnë vetëm buzëqeshje.Kartoon Kinds ka hapur dyert për të gjithë të vegjëlit dhe sot përveçse një investim i madh dhe afatgjatë, ofron kënaqësinë dhe komoditetin për të gjithë fëmijët. Ne ndalemi për të marrë disa nga përshtypjet e tyre.E ndërsa në shtëpinë e personazhit Jekiu janë të gjithë të ftuar, përveç argëtimit, në këtë ambjent të ngrohtë e familjar, fëmijët edukohen se si të kujdesen për shtëpinë e tyre.Soft paly, playground, stacioni i video-lojërave është vendqëndrimi për të vegjëlit, ku fëmijët janë të qetë për kujdesin dhe argëtimin e tyre.Me të drejtë, investuesit thonë se gjithçka është krijuar me kujdes sepse ky ambjent është një planet fantazie i frymëzuar nga lojërat e shumta, ngjyrat, animuesit, dhe i gjithë stafi. Së shpejti ata që duan të festojnë ditëlindjen do të kënë gati sallonin e tyre.Nga Kartonland kids fëmijët do të kënë mundësi të marrin përveç kënaqësinë, dëshirën për tu rikthyer.