Shpërthen granata mes skrapit, humb jetën punonjësi te ish-metalurgjiku

Një punonjës ka humbur jetën në linjën e përpunimit të skrapit, tek ish-kombinati Metalurgjik në Elbasan.Viktima është shtetasi Gjergji Boduri 35 vjeç, i cili punonte si manovrator dhe në momentin e ngjarjes po transportonte metal nga sheshi i grumbullimit për tek furra e shkrirjes.Mësohet se shkak i kësaj ngjarjeje tragjike te ketë qënë një granatë, e cila ka qenë hedhur midis metaleve dhe që ka shpërthyer gjatë transportimit te saj për në furrën e shkrirjes së metaleve.Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur aksidentalisht ndërsa mësohet se nuk ka persona të tjerë të lënduar nga shpërthimi. Ndërkaq po sipas këtyre burimeve mësohet se edhe herë të tjera janë gjendur lënë plasëse në skrap.Ekspertët e policisë kanë mbërritur në vendngjarje dhe po punojnë për të zbardhur incidentin me pasojë ndërsa shprehen se kjo vjen sepse nje pjesë një pjesë e materialeve që depozitohen vijnë nga bazat ushtarake.Trupi i pajetë i Bodurit është dërguar në morgun e qytetit të Elbasanit, ndërkohë që mësohet se ai punonte në këtë kompani prej 6 muajsh dhe ishte ende pa siguracione shëndetësore.