Gara për kreun e PD-së, Biberaj: Do të paraqes platformën time
Nga OraNews Përditësimi i fundit 29 Qershor 2013, 14:00
Ndërsa gara për kreun e PD-së është tashmë e hapur dhe kushdo demokrat mund të kërkojë të jetë në krye të selisë blu, një prej zërave me kontribut në këtë forcë politike Aleksandër Biberaj ka shfaqur ambicien e tij për këtë post.Biberaj thotë se në ditët në vijim do të hartojë platformën e tij për t`ua drejtuar demokratëve për të marrë këtë post.Biberaj shprehet se rezultati i këtij votimi duhet të mirëpritet nga të gjithë kandidatët potencialë ndërsa thotë se futet në këtë garë për të qenë në krye të selisë blu.Një ditë më parë kryesia e PD-së ka vendosur që tu jepet një javë kohë afat të gjithë atyre personaliteteve me kontribut në PD për të sjelle propozimet e tyre për votimin e lidershipit të ri.