Rama takon Thaçin në Zagrep, urime të ndërsjellëta për zgjedhjet në Shqipëri e MSA në Kosovë
Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama, i cili pritet të marrë dhe postin e kryeministrit të vendit në shtator pas formimit të kabinetit të ri qeveritar ndodhet në Zagreb, ku pritet të marrë pjesë në ceremoninë e anëtarësimit të Kroacisë në BE.Në ditën e parë të qëndrimit të tij në kryeqytetin e Kroacisë, ka realizuar një takim me kryeministrin e Kosovës Hashim Thaçi, i cili njëkohësisht merr pjesë në ceremoni.Lajmin e takimit e ka konfirmuar vetë kreu i PS-së, Rama, teksa shkruan në faqen e tij në rrjetin social Twitter dhe Facebook.Kryeministri Thaçi ka uruar Ramën për fitoren në zgjedhjet e fundit, ndërsa është folur edhe për thellimin e bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Kosovës.Rama nga ana e tij ka uruar kryeministrin Thaçi për nisjen e bisedimeve për Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit me Bashkimin Europian. Të dy liderët vlerësuan se integrimi europian, nën shembullin e Kroacisë është e vetmja rrugë për rajonin.Kroacia zyrtarizon anëtarësimin me të drejta të plota në Bashkimin Europian, ditën e hënë më datë 1 Korrik. Që nga kjo datë kroatët janë vendi i 28 që i bashkohen Brukselit.