Burrel, përplasen automjetet, katër të plagosur

4 persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti automobilistik në Burrel. Ngjarja është regjistruar pasditen e sotme në aksin rrugor Burrel-Klos, ku si pasojë e përplasjes së dy automjeteve kanë mbetur të plagosur katër persona identitetet e të cilëve nuk dihen ende.Të plagosurit janë transportuar me urgjencë drejt spitalit rajonal të Burrelit për marrjen e ndihmës mjekësore, ndërsa në vendngjarje kanë mbërritur uniformat blu të cilët kanë nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.