58% e popullësisë të prekur nga sëmundjet kardiovaskulare

Stili i jetesës, gjithmonë e më me pak aktivitet fizik, konsumimi i ushqimeve të thata, i pijeve me shumë sheqer dhe mbi të gjitha stresi kanë rritur frikshëm sëmundjet kardiovaskulare.Tani nuk mund të flitet më se kjo sëmundje prek moshën e 3-të, sepse ajo sëmundja nuk ka më kufij moshe, ndërsa fakt është se 58% e popullatës vuan nga sëmundjet kardiovaskulare. Ndërsa mjeku kardiolog Ahmet Kamberi thotë 70% e të prekurve pësojnë vdekshmëri të parakohshme.Të rinjve kariolog u takon të jenë më vigjilentë e të kujdesshëm ndaj këtyre pacientëve. Përvec betimit të Hipokratit, për një mjek të ri, edukimi për parandalim është faktori kyç.Mjekët thonë se duhet të lëmë mënjanë kequshqyerjen, pra të heqim dorë nga produktet industriale, ushqimet e pakontlluara, dhe të rikthehen tek lëvizja, vrapi i moderurar, e mbi të gjitha konsulta të shpeshta tek mjekët.