Inzko:Po kërcënohet integriteti territorial i Bosnjes

I dërguari ndërkombëtar për Bosnjën tha se po kërcënohet integriteti territorial i këtij vendi ballkanik.Në raportimin e tij para Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara Valentin Inzko theksoi se është në rrijte retorika separatiste e zyrtarëve serbë të Bosnjës ndërsa ka treguar edhe për përpjekjet e zyrtarëve serbë për të shpërndarë forcat e armatosura të Bosnjës.Ambasadori rus në Kombet e Bashkuara, Vitaly Churkin tha se raporti i Inzkos është shkruar me “tone alarmante”. Ai gjithashtu i fajësoi myslimanët për rritje të tensioneve.Bosnja është duke u udhëhequr nga një qeveri qendrore e dobët, që nga lufta e viteve 90-të, e cila la të vrarë rreth 100 mijë persona.