Takimi Thaçi-Daçiç, s`dihet nëse do bisedohet për veriun

Java e parë e dhjetorit do të jetë takimi i tretë mes Kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe homologu i tij serb Ivica Daçiç në Bruksel.Pavarësisht dy takimeve të para, autoritetet kosovare thonë se nuk janë në dijeni se kur do bisedohet për çështjen, e cila po konsiderohet si më problematikja në tërë procesin, veriun e Kosovës.Por, zyrtarët qeveritarë tashmë nuk po mohojnë se Veriu do të jetë pjesë e bisedimeve Kosovë- Serbi, për normalizimin e raporteve.“Për Veriun nuk e dimë as ne ende kur do të bisedohet”, ka thënë Zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi, për  gazetën “Express”.Kuçi ndër të tjera foli edhe për temat që do të diskutohen në takimin e radhës. Ai tha se priten rezultate konkrete në fushën e zbatimit të Marrëveshjes teknike për Menaxhimin e Integruar të Kufirit, e njohur si IBM.“Presim diçka konkrete, që garanton zbatimin e asaj marrëveshjeje që të mos mbesim vetëm me premtime, por të kemi edhe veprime konkrete nga ana e Beogradit”, ka thënë Kuçi.