Greqia, optimiste për të ardhmen pavarësisht krizës
Pavarësisht zërave kritikë në Greqi pas samitit të Eurogrupit mbizotëron një optimizëm për të ardhmen.Ministri gjerman i ifinancave Wolfgang Shable njoftoi për lirimin e një doze prej 44 miliarde euro për Greqinë, por kjo do të shoqërohet me masa të rrepta të kontrollit, për të parë nëse qeveria greke do të vazhdojë me masat e kursimit.Pala gjermane kërkon ende që Athina të vazhdojë me shkurtimet dhe të mos devijojë nga plani. Optimist për të ardhmen u shpreh edhe kryeministri grek Antonis Samaras pas kthimit nga Brukseli ku zhvilloi takime me lidretë europianë.Samaras ka vlerësuar si positive klimën e takimit të eurogrupit, ndërsa the se deri në fillim të dhjetorit vendi do të marrë ndihmën e radhës prej 44 miliardë euro."Greqia është tashmë në rrugë të mbarë. Eurogroupi ka njohur plotësisht sakrificat e Greqisë dhe njoftoi zyrtarisht zgjatjen e kohës. Ato që kanë mbetura janë detajet teknike, që lidhen me zbatimin e rënë dakord dhe do të mbyllet përgjithmonë në ditët e ardhshme ", tha Samaras.Këto fonde pritet të finalizohen në samitin e jashtëzakonshëm në nëntor 22, dhe qeveria greke duhet të reflektojë besim se është e vendosur për të vashduar me reformat.Për të arritur deri këtu Athina u detyrua të kalonte në Parlament një paketë të re shkurtimesh, që ngjalli protesta të shumta në vend.