Samarxhiç: Ekziston platforma për Kosovën
Ish ministri për Kosovën në qeverinë serbe dhe ish-zëvendëskryetari i Partisë Demokratike të Serbisë, Sllobodan Samarxhiç, ka deklaruar se qeveria e re serbe nuk ka nevojë për platformë për Kosovën, sepse ekziston një platform e tillë dhe kjo është pakoja e Ahtisaarit.Në një intervistë për ditoren “Politika”, Samarxhiç thekson se maksimumi që duhet të arrijë qeveria serb është autonomia për veriun e Kosovës.Politikani serb gjithashtu shton se funksioni ekzekutiv i EULEX-it në pikëkalimet kufitare është pjesë e planit Ahtisaari.I pyetur se çfarë duhet të bëjnë më 10 dhjetor kur do të zbatohet regjimi i ri në pikat e kalimit kufitar, Samarxhiç u përgjigj: “ Me rëndësi është që njerëzit të njoftohen për një instalim klasik të kufirit dhe kur ndodh kjo në një pjesë të territorit, atëherë ju e pranoni atë si shtet”.