BB kundërshton rritjen e pagave në Kosovë

Drejtoresha e Bankës Botërore për Evropën Juglindore, Jane Armitage gjatë qëndrimit në Prishtinë ka thënë se Kosova ka krijuar një bazë të fortë të ekonomisë së tregut, por ua ka tërhequr vërejtjen zyrtarëve të institucioneve të vendit që të vazhdojnë me këtë qasje të matur në menaxhimin e buxhetit, ndërsa rritja e paqëndrueshme pagave do të minonte gjendjen e menaxhimit makroekonomik aktual. Gjithashtu ajo ka theksuar se ndërtimi i autostradës Prishtinë-Shkup do të mund të ndërtohej po qe se nuk do të zhyste Kosovën në borxhe.“Kosova duhet të vazhdojë me qasjen e matur të duhur të menaxhimit të buxhetit, menaxhimit të borxhit dhe përmbushjes së obligimeve fiskale dhe të gjitha këto për shembull rritja e paqëndrueshme e pagave në sektorin publik dhe çështje të tjera të cilat mund të minojnë gjendjen dhe menaxhimin e shëndetshëm makroekonomik aktual. Pra, dhe ju e keni edhe programin e Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe këto janë shenja shumë të mira për investitorët e jashtëm dhe brendshëm. Pra FMN po jep aprovimin për kornizën afatmesme të buxhetit”, ka theksuar Armitage.Më tej ajo ka shtuar se sfidë për Kosovën është tërheqja e investimeve të huaja dhe kualitative. Po ashtu, ajo ka thënë se Kosova duhet të punojë edhe në përmirësimin e politikave fiskale.E pyetur rreth projektit të ndërtimit të autostradës së re Prishtinë-Shkup, Armitage ka thënë se është shumë me rëndësi që të shikohet kostoja dhe nëse këto janë të mundshme në aspektin financiar, që të shmangen tunelet e shtrenjta të gjendet mënyrat e zvogëlimit të kostos.