Zbardhet misteri i varrit, policia: Eshtrat, mbi 30 vjeçare
Hijet e dyshimit të ceremonisë mortore që është zhvilluar gjatë orëve të natës në varrezat e Bulqizës duket se po zbardhen pak nga pak. Në një njoftim për shtyp të policisë së Dibrës mësohet se eshtrat të cilat ishin varrosur nga persona ende të pa identifikuar dhe më pas janë zhvarrosur në orët e para të mëngjesit nga Prokurorët dhe eskpertë të kriminalistikës, i përkasin një personi i cili ka vdekur 30 vjet më parë.Kështu sipas policisë eshtrat janë zhvarrosur nga ku kishin qëndruar për 30 vjet dhe më pas janë varrosur sërish te varrezat e Bulqizës gjatë natës. Ky veprim ka vënë në lëvizjë Komisariatin e Policise Diber, të cilët jane vene ne dijeni nga punonjesit e ndermarrjes se varrezave te qytetit te Bulqizes (lagjia e Re), se njera nga gropat e varreve e cila ka qene e hapur nga ana e tyre disa dite me pare, eshte konstatuar e mbyllur me material inert, duke marre formen e nje varri te mbuluar.Me marrjen e informacionit nga afektivat e Komisariatit te Policise Bulqize jane bere verifikimet paraprake dhe me pas eshte ngritur grupi hetimor ne perberje te te cilit kane qene prokuror te Prokurorise se Rrethit Gjyqesor Diber, specialiste nga Sektori Kunder Krimeve te Renda ne DPQ-Diber dhe eksperte kriminaliste, ku nga kryerja e veprimeve ka rezultuar qe brenda gropes se varrit gjendeshin disa eshtra te cilat nga ekzaminimet paraprake rezultonin shume te vjetra të një kohe mbi 30 vjeçare.Eshtrat të cilët ishin të mbështjella me një carcaf janë marra ne cilesine e proves materiale dhe do ti dergohen Drejtorise se Policise Shkencore Tirane me qellim ekzaminimin e tyre nga eksperte te mjeksise ligjore, ku do ti nënshtrohen edhe analizës së AND, ku më pas do të verifikohet nëse eshtrat i përkasin ndonjë personi që është vrarë 30 vjet më parë, apo ka qenë vdekje natyrore dhe janë zhvarrosur dhe rivarrosur.Po sipas burimeve edhe nëse eshtrat i përkasin një personi që është vrarë 30 vjet më parë, autori i krimit nuk mund të dënohet për krimin e kryer 30 vite më parë pasi, sipas kodit të procedurës penale, kjo vepër është parashkruar dhe ka humbur fuqia e dënimit. Pasi sipas kodit, vepra penale e vrasjes e ka masën e dënimin deri ne 25 vjet, gjë që këto vite kanë kaluar për eshtrat e gjetura.