Ministria e mjedisit masa për pyjet
Deri në nëntor të 2012 janë shfryëzuar 9300 m3 pyje nga subjektet private. Ministria e mjedisit synon ta frenoj këtë fenomen me një plan masash afatgjate dhe në këtë rast i referohet procesit të certifikimit të pyjeve. Kështu drurët e prerë do të jenë të shkruara dhe subjektet që do të lejohen të presin pyjet për rigjenerim do të jenë të pajisura me dokumente me elementë sigurie.Gjithashtu në këtë plan masash pritet të frenohet edhe trtgëtimi i drurëve jashtë vendit pasi Ministria e Mjedisit thotë se është në kontakt me doganat dhe në rast se eksportohen raportohet ku janë prerë drurët, subjekti dhe arsye e eksportit.Dëmet në pyjeve përveçse prerjes janë në masë edhe për shkak të djegies nga zjarret përgjatë verës. Në parqet kombëtare qindra hektarë pyeje janë shkrumbuar ndërsa drejori i pyjeve në ministrinë e mjedisit Arsen Proko thotë se ka nisur rehabilitimi i tyre.Drejrori Proko tha gjithashtu se jashtë vendit nuk do të eksportohen dru zjarri por vetëm mbetje si tallash apo pelete.