Ekstradohet drejt Italisë shqiptari, kërkohej për vrasje
Ekstradohet drejt Italisë një 38-vjeçar shqiptar i cili kërkohej për vrasje nga drejtësia italiane. Nga Zyra Qëndrore Kombëtare Interpol Tirana, u krye ekstradimi nga Aeroporti "Nënë Tereza" Tiranë, në drejtim të territorit italian, i shtetasit shqiptar Olsi Selman Shaqlli, lindur në Korçë.Në ngarkim të tij, më datë 3.10.2008, autoritetet gjyqësore të Barit, Itali, kanë lëshuar urdhërin e arrestit për kryerje të veprave penale të "Pjesmarje në organizata të armatosura", "Grabitjes me armë", "Vrasje", në bashkëpunim, "Plagosje me dashje", dhe "Armbajtjes pa leje".Sipas urdhër arrestit të lëshuar nga autoritetet italiane, rezulton se 38-vjeçari më datën 6 janar 2008, në bashkëpunim me persona të tjerë, ka hyrë forcërisht në shtëpinë e një shtetasi italian, me qëllim grabitje, ku gjatë kryerjes së grabitjes Shaqlli ka qëlluar me armë zjarri duke lenë te vdekur një nga pjestarët e familjes.Arrestimi në vendin tonë i shtetasit Olsi Shaqlli, më datë 09.07.2012, me qëllim ekstradimi drejt shtetit Italian, u arrit si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Interpol Romën.Në Aeroportin "Nënë Tereza", në rinas, ky shtetas iu dorëzuar autoriteteve italiane.