Tentativë për grabitje argjendarie në Shkodër, raportohet për 1 të plagosur

Rikthen rastet e grabitjes së argjendarive në vend. Pasditen e sotme një argjendari në qytetin verior të Shkodrës, konkretisht në lagjen “Partizani” është vënë në shënjestër të grabitësve, të cilët kanë tentuar ta boshatisin atë.Burime nga ky qytet bëjnë me dije se gjatë tentativës së grabitësve ka pasur rezistencë dhe si pasojë ka mbetur i plagosur një person.Ende nuk dihet qartë nëse grabitësit kanë mundur të realizojnë misionin e tyre apo jo si dhe rrethanat në të cilat personi, identiteti i të cilit nuk bëhet ende i ditur, ka mbetur i plagosur. Ndërkaq uniformat blu kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes.