Pakti detar. AK: Të zbatohet vendimi i Kushtetueses

Aleanca Kuqezi  ka reaguar sërish sot për kërkimet e naftës nga Greqia në ujrat territorial  të shqipërisë.Në një deklaratë për shtyp, AK-ja ka kërkuar nga kompania norvegjeze të respektojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese që shfyqëzon marrëveshjen detare me Greqinë.Përfaqësues të AK-së kanë deklaruar se nëse nuk do të zbatohet vendimi i Kushtueses atëherë ata do t`i drejtohen gjykatave ndërkombëtare.“Kompania norvegjeze duhet të respektojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese e cila shfuqizon marrëveshjen tradhtare të qeverisë shqiptare.  Do t'i drejtohemi gjykatave ndërkombëtare, nëse shkelet vendimi i Gjykatës Kushtetuese.  Atdheu është i shqiptarëve, jo i tradhëtarëve, shqiptarët janë zot të tokës së tyre.  Berisha u ka bërë dhuratat më të shëmtuara shqiptarëve për 100-vjetorin e pavarësisë” thekson AK-ja.Ndërkohë ditën e djeshme aktivistë të AK-së kanë vendosur pika vrojtimi në bregdetin jonian që sipas tyre do të bëjnë të mundur mbrojtjen me çdo kusht dhe në çdo kohë integritetin territorial të Shqipërisë.