Teatri i Metropolitanit sjell komedinë "14 vjeç dhëndër"

Në kuadër të 100-vjetorit të pavarësisë Teatri i Metropolitanit sjell në një version teatral komedinë e famshme të Çajupit "14 vjeç dhëndër". Teatri do të prezantojë për herë të parë shfaqjen e njohur vetëm në kinematografi.Gjatë një konference për shtyp,  Drejtoresha e qëndrës kulturore të Tiranës Suela Konjari ka prezantuar komedinë “14 vjeç dhëndër” si dhe  aktivitetet e sezonit të ri artistik dhe surprizat që do vijnë për 100 vjetorin e pavarësisë.Kjo dramë do të vijë ndryshe këtë herë duke sjellë në skenë karaktere të ndryshme  dhe interesant të personazheve.