Rama ftesë Berishës me aleatë: Nesër tryezë për zgjidhjen e Fierit dhe integrimit

Përballë apelit të ndërkombëtarëve dhe afrimit të afatit të 20 nëntorit për miratimin e 3 ligjeve të vëna kusht nga KE, kryesocialisti Edi Rama ben nje gjysem kthese dhe fton krerët e partive parlamentare në një tryezë të përbashkët për zgjidhjen e qarkut të Fierit.Thirrjeve të njëpasnjshme të kryeministrit Sali Berisha që PS të mos bllokojë integrimin, por të miratoje 3 reformat , kreu i selisë rozë i është përgjigjur me një ftesë për tu ulur në një tryezë përballë tij, por edhe kreut të LSI, si edhe kryetarëve të PDIU e të PR për një zgjidhje për Fierin, duke iu referuar vendimit të Gjykatës së Lartë.Për kreun e socialistëve, problemin e Fierit e ka krijuar politika dhe mund e duhet ta zgjidhë politika, e për këtë Partia Socialiste është gati të japë kontributin e saj deri sekondën e fundit.Në njoftimin e zyrës së shypit te selisë rozë thuhet se "Kryetari i Partisë Socialiste është i gatshëm të ulet në tryezë së bashku me të gjitha forcat parlamentare qeverisëse dhe opozitare për të adresuar këtë problem në një përpjekje vullnetmirë për t'i hapur rrugë zbatimit të vendimit të gjykatës dhe po ashtu miratimit të tre akteve që kërkojnë votën e opozitës.Kush e dëshiron vërtet statusin e kandidatit për Shqipërinë ka detyrimin të bëjë çdo përpjekje deri në fund dhe Edi Rama është i gatshëm për ta përmbushur detyrimin e opozitës duke e bërë deri në fund përpjekjen në emër të Partisë Socialiste".Kreu i socialistëve e lë topin në portën e Kryeministrit, duke deklaruar se i takon Kryeministrit të pranojë ose jo një përballje direkte për këtë çështje."I takon kryetarit të Partisë Demokratike, kryeministër i vendit, që ta pranojë ose jo idenë e një ballafaqimi të drejtpërdrejtë për këtë çështje, në një tryezë të partive parlamentare. E nëse e pranon edhe të caktojë orën dhe vendin e ballafaqimit".Data 20 nëntor është afati i fundit që Brukseli i ka vendosur politikës shqiptare për miratimin e reformës parlamentare, ligjit për gjykatën e lartë dhe statusit të nëpunësit civil.Por opozita ka shprehur prej kohësh qendrimin e saj se nuk do të votojë në Parlament tre reformat nëse nuk zbatohen 17 vendimet e gjykatave për çështjen e Fierit.