Varrosje misterioze në Bulqizë, zhvarroset kufoma

Varrosja e një personi në mënyrë misterioze në Bulqizë ka ngritur hije dyshimi.Viktima, identiteti i të cilës nuk bëhet e ditur është varrosur gjatë mesnatës së mbrëmshme në varrezat e  qytetit të Bulqizës ndërsa mbi varr nuk ka pasur asnjë mbishkrim apo të dhënë për të.Menjëherë në vendgjarje kanë shkuar forcat e policisë  dhe ekspertë të prokurorisë së rrethit të Bulqizës të cilët kanë bërë ekzaminimet e para dhe më pas është vendosur për hapjen e varrit.I pranishëm në zhvarrimin e kufomës ka qënë prokurori i Dibrës Rifat Kojku si edhe ekspertë të prokurorisë së rrethit të Bulqizës.Mësohet se gjatë zhvarrimit janë nxjerrë disa eshtra të mbështjella me një një çarçaf dhe një qese të cilat do të dërgohen për ekzaminimin e nevojshëmpër të zbardhur ngjarjenPritet që ekspertët të bëjnë të mundur edhe identifikim e viktimës dhe shkaqet e vdekjes.