Financimi 81 milion euro i BE, Duma: Ja ku do të shkojnë fondet

Lufta kundër korrupsionit mbetet prioritet i financimeve të projekteve të BE për vendin tonë. Në këtë drejtim në kuadër të projektit, IPA Bashkimi Europian do të investojë 81 milion euro në mbështetje të reforave në Shqipërisë të fokusuara në prioritetet kyce, ku vetëm për luftën luftën kundër korrupsionit janë parashikuar 15 milion euro.Zëvendës. ministrja e Integrimit, Grida Duma, thotë se kjo mbështetje do të cojë përpara reformën në admisnitratën publike , do të përmirësojë infrastrukturën e transportit, të furnizimit me ujë dhe atë sanitare të Shqipërisë si dhe do të krijojë një sërë shërbimesh për përfshirjen sociale. Marrëveshja kontraktuale mes Bashkimit Europian dhe qeverisë shqiptare do të nënshkruhet në muajin dhjetor.Duke iu referuar situatës me statusin e kandidatit, Zonja. Guma thotë se edhe nëse nuk merret statusi final në muajin dhjetor, kjo nuk do të ndikojë në projektet e BE për Shqipërinë.Që nga 2007, vendet që aspirojnë të bëhen pjesë e Bashkimit Evropian kanë përfituar nga fonde të fokusuara nga Bashkimi Europian dhe mbështetje nga një kanal i vetëm, Instrumenti I Ndihmës së Para-Anëtarësimit (IPA). Shuma totale e ndihmës së para-anëtarësimit për periudhën 2007-2013 është 11.5 miliardë euro.