Shërbimi i provës, Wollfarth: Duhet bashkëpunim
Aplikimi i shërbimit të provës i kursen shtetit shqiptar 24 milion euro dhe eleminon mbipopullimin e burgjeve, një nga problemet kryesore të intitucioneve të riedukimit në Shqipëri.Nga 8 mijë të burgosur, 4 mijë prej tyre nuk qendrojnë në qeli, por i nënshtrohen mbikqyrjes elektronike, duke i evituar shtetit shqitpar shumën prej 6 mijë euro në vit që duhet të shpenzonte për një të burgosur.Duke folur në konferencën për forcimin e bashkëpunimit ndërmjet Shërbimit të Provës dhe Pushtetit vendor, ministri i Drejtësisë Eduard Halimi tha se ky shërbim do lejojë të pandehurit që kanë kryer vepra të lehta penale të jetojnë jashtë hekurave.Ndërsa ministri i Brendshëm Flamur Noka garantoi bashkëpunimin me njësitë vendore për funksionimin sa më të plotë të shërbimit.“Shërbimi i Provës ndikon në parandalimin dhe uljen e kriminalitetit . Ne do të bashkëpunojmë me organet e qeverisjes vendore dhe Shërimit të Provës dhe jam i bindur se ky shërbim do të konsolidohet nga dita në ditë. Ai do të shndërrohet në riintegrimin e atyre që kanë kryer vepra penale të lehta penale” tha Noka.Projekti mbështetet nga Ambasada e OSBE-së në Tiranë. Ambasadori i OSBE-së, Eugent Wollfart tha se ky institucion është një hap përpara për drejtësinë penale, por edhe rruga për riintegrimin e shkelësve të ligjit.“Përdorimi sa më i madh i dënimeve alternative do të bëjë të mundur edhe zgjidhjen e mbipopullimit në burgje. Edhe pse shërbimi i provës është një shërbim i ri ai ka pasur sukses dhe një pjesë e madhe e këtij suksesi i atribohet stafit të shërbimit të provës. Është i rëndësishëm bashkëpunimi i të gjitha organeve për fuksionimin sa më të mirë të shërbimit të provës” tha Wollfarth.Shërbimi i provës u ngrit në maj të 2009 dhe bëri të mundur aplikimin e alternativave të dënimit me burg dhe mbikqyrjen e ekzekutimit të tyre në praktikë. Shërbimi i provës ushtron aktivitetin me 12 zyra vendore.