Jaka: Bizneset po penalizohen për shkak të problemeve kompjuterike
Nga OraNews Përditësimi i fundit 13 Nëntor 2012, 13:22
Bizneset po penalizohen me taksa për shkak të problemeve në sistemin kompjuterik.Kreu i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë në Tiranë Nikolin Jaka e ngriti këtë problem gjatë prezantimit të strategjisë për zhvillimin e biznesit 2013-2020.Sipas Jakës gjithashtu probleme të prekshme për biznesin mbetet edhe regjistrimi i pronës si dhe kontrollet në sistemin doganor.Ndërkohë që Zv.ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës Enno Bozdo deklaroi se edhe në vitet në vazhdim do të synohet përmirësimi i klimës së biznesit dhe ulja e taksave.Strategjia për biznesin 2012-2020 synon që të krijoj një kuadër të qartë në lidhje me nismat që duhet të marrë biznesi për tu bërë sa më konkurues dhe të përballoj me sukses krizën ekonomike.