Pakti detar, mediat greke: Shqipëria interes për naftën
Mediat greke vazhdojnë ti kushtojnë rëndësi marrëveshjes për kufirin detar mes Tiranës dhe Athinës zyrtare.Sipas portalit zougla.gr oportunizmi i Tiranës që refuzon parimin e një marrëveshjeje mes dy qeverive vjen pasi Greqia po drejtohet nga njerëz të frikësuar dhe në këtë mënyrë sipas gazetës Shqipëria vazhdon të të ngrejë pretendime të tilla."Pozicioni i Shqipërisë është se nëse Greqia nuk gjen naftë mund të mbajmë paktin e vjetër por nëse gjendet naftë në detin Jon atëherë duhet ta ndajmë përndryshe nuk nënshkruajmë asgjë" shkruajnë mediat greke."Mesa duket nuk jane vetëm turqit që kërkojnë pjesë nga deti Egje dhe të potencialeve që kanë këto zona të veçanta ekonomike por me këtë situatë tragjike që ka arritur Greqia, u është hapur oreksi edhe shqiptarëve" thuhet më tej në media.Athina zyrtare ka aprovuar kërkimet për nafte në ujrat e detit Jon. Para disa ditësh ministri i Mjedisit, Energjisë dhe Ndryshimin të Klimës, Evangelos Livieratos ka vizituar në portin e qytetit Patra të Greqisë anijen kërkimore "Nordic Explorer" e kompanisë norvegjeze PetroleumGeo-Services.Në faqen zyrtare të ministrisë së mjedisit dhe energjisë nuk bëhet e qartë nëse këto kërkime do jenë vetëm brenda teritorit grek. Kërkimi, i cili do të mbulojë një sipërfaqe totale prej përafërsisht 220.000 km në detin Jon dhe në jug të detit në zonën e Kretës, do të zgjasë të paktën 3 muaj.Nga ana tjetër sipas mediave greke kërkimet kanë filluar në perëndim të ishullit Kefaloniase dhe jo në veri të detit Jon. Ko lëvizje është bërë pas studimit të kompanisë norvegjeze pasi në këtë zonë është e sigur për rezerva të naftës.Ekspertët grek kanë parashikuar se koha prej 3 muajsh nuk favorizon kompaninë, të eksplorojë në zona ku nuk është e sigurt nëse ka rezerva. Ky ndryshim i trajektores vjen në një kohë kur edhe Tirana zyrtare ka reaguar ashpër ndaj lajmit se anija Nordic Explorer do të niste kërkimet në veri të detit Jon.