Konferencë rajonale për drejtësinë, Ministri Halimi prezanton reformën në Shqipëri

Krijimi i shkollës se magjistraturës dhe rishpërndarja e gjyqtarëve shihen si dy nga momentet më të rëndësishme të reformës në drejtësi. Kështu u shpreh ministri i drejtësisë, Eduard Halimi, gjatë fjalës së tij në konferencën rajonale për gjyqtaret dhe prokurorët e Europës Juglindore, e cila mbahet në Tiranë në datat 13 dhe 14 nëntor.“Nese flasim per pavarsine e sistemit gjyqesor, sigurisht qe perzgjedhja e atyre juristeve qe do behen gjyqtare, eshte thelbesore. Sa me rigoroz, sa me trasparanet, sa me paanshem te jete ky proces, aq me i pavarur do te jete sistemi. Ndaj dhe une vazhdoj ti qendroj bindjes se hapja e Shkolles se Magjistratures ka qene vendim historik, por dhe vendimi qe kemi marre 4 vjet me pare me ligjin per pushtetin gjyqesor ka qene po aq historik. Ne vendosem 4 vjet me pare qe e vetmja dere nga mund te hysh ne sistemin gjyqesor eshte Shkolla e Magjistratures, dhe besoj se kemi bere hapin me te rendesishem ne drejtim te pavarsise se sistemit. Kam bindjen e plote se kemi bërë hapin e duhur për ta mbajtur sistemin larg ndikimit politik, si dhe për të bërë ndarjen e qartë ndërmjet profesionistëve dhe joprofesionistëve, ndërmjet të përgjegjshmëve dhe të papërgjshmëve, ndërmjet velrësimeve në bazë meritash dhe vlerësimet me bazë nepotizmash apo njohjesh të tjera personale jashtë sferës së profesionalizmit” tha Halimi.Në këtë konferencë marrin pjesë aktorë të sistemit të drejtësisë nga i gjithë rajoni, ku për dy ditë me radhe do të diskutohet mbi problematika, por edhe arritjet e drejtësisë. Ndërsa nesër pritet që pjesë e kësaj tavoline të jetë presidenti Nishani si dhe Ambasadorët kryesorë të akredituar në vend.