100 vjetori i pavarësisë, gafa, flamujt me shqiponjë të deformuar

Për 100 vjetorin, Tirana ka nisur të vishet kuq e zi, insitucionet janë dekoruar po ashtu edhe stemat, shirita e flamujtë kuq e zi dominojnë në qëndër të qytetit, në rrugët kresore e deri në shtëpitë e banorëve.Por në këtë vit jubliar dominojnë në sfondin e kuq dy lloje shqiponjash. Njëra me elementë të ndryshëm nga tjetra. E nëse për një sy rastësor jo gjithmonë është e dukshshme, për protokollin e dekoreve nuk duhej të kishte kaluar lehtë.Ky është flamuri i 1912, shqiponja 2 krenare e vendosur në qëndër të sfondit të kuq, e përvecse këtij varianti i cili ekspozohet në instiucionet më të rëndësishme dhe Minsitritë e vendit, është dhe ky variant, ku shqiponja ka disa ndryshime.Në variantin zyrtar kokat e shqiponjës janë të hapura dhe ndërsa në atë të defomuar kokat kanë vetëm një zgjatim në afërsi të nofullës. Po i njëjti mutacion shihet në kthetrat e shqiponjës, ku nga ai i rregullit me këmbë më të holla dhe të ndara, varianti i deformuar ka kthetrat më të trasha.Edhe në pjesë ku nisin krahët, në variantin e saktë vjen e harkuar, më pas e drejtë, ndërsa në variantin e pasaktë vjen terësisht e harkuar. Kjo do të thotë se tregëtia e flamujve të tillë kombëtarë kanë dal jashtë protokollit dhe jashtë vëmendjes së insitucioneve.